top of page
Search
Writer's pictureIcon Fashion

Si te heqim njollat e hekurit?

Kujt nga ne nuk i ka ndodhur te djegin nje rrobe, tju mbledhi hekuri papasterti te ndryshme? Zgjidhja eshte e thjeshte me produkte natyrale :


📌Pastrimi me kripë dhe uthull

Përpara se të filloni të pastroni sigurohuni të lexoni mënyrat e përdorimit dhe pastrimit të hekurit tuaj për të parë nëse kërkon ndonjë trajtim me detergjent të veçantë.

Kjo mënyrë do t’ju garantojë pastrim dhe disinfektim të pllakës së hekurit.

Mbushni një enë të vogël me ujë të vakët dhe shtoni dy luge gjelle kripë e një lugë uthull.

Pasi t’i keni përzier mirë, merni një sfungjer të butë ose një peshqir dhe filloni të pastroni pjastrën e hekurit kur të jetë plotësisht i ftohtë.

Në pjesët kur ka mbetje të rrobave sigurohuni të ushtoni më shumë forcë gjatë pastrimit.


📌Pastrimi me sodë buke

Në një enë me ujë të ngrohtë hidhni një lugë gjelle sodë. Mund t’i shtoni edhe pak lëng limoni.

Merni një copë të butë apo sfungjer dhe filloni të pastroni sipërfaqen që dëshironi.

Për një efekt më të fortë krijoni një masë kremoze me sodë buke dhe ujë, pra duke i hedhur më pak ujë.

Lyejeni të gjithë pjastrën dhe lëreni disa minuta që soda të veprojë.

Më pas pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe lëreni të thahet.


📌gjithashtu eshte dhe nje si tip qiriu qe i heq shume mire njollat e hekurit

eshte diku 150L ka tek Jumbo



74 views0 comments

Recent Posts

See All

Commentaires


bottom of page